Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të thërritet në Prokurori në cilësinë e të pandehurit për kontratat e lobimit në SHBA.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet ndër të tjera se Basha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet.
Basha duhet të paraqitet të hënën e 17 qershorit, në orën 09:00, në zyrat e organit të akuzës.
Përveç kryeopozitarit, për këtë çështje janë proceduar Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.