Presidenca: Mandati i këshillave bashkiakë nuk përfundon në 8 gusht

Shqipëria

Presidenca: Mandati i këshillave bashkiakë nuk përfundon në 8 gusht

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 17:59
Bledar Dervishaj:

Sipas Presidencës, mandati i këshillave bashkiakë nuk përfundon në 8 gusht. Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj tha se këshilltarët bashkiakë do të qëndrojnë në detyrë deri në krijimin e këshillave pasardhës.

Bledar Dervishaj: Presidenti siguron qytetarët e Shqipërisë se ata do të votojnë përtej 30 qershorit në një datë sa më të afërt, në një situatë më të qetë, më mënyrë të lirë dhe të ndershme. 

Për caktimin e kësaj date presidenti ka nisur një proces konsultimit më të gjitha palët politike.

Presidenti do të shprehet me dekret për caktimin e një date të re.

Këshillat bashkiakë aktualë do të ushtrojë funksionet deri në krijimin e këshillave pasardhës.

Kjo nuk është një zgjatje e mandatit për organet vendore, por një detyrim që e përcakton ligji për vetëqeverisjen vendore. Çdo aludim se në datën 8 gusht ndërpritet mandati i tyre është një trillim politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat