“Pusheti vendor në zyrë edhe pas 8 gushtit” Rama: Tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli

Shqipëria

“Pusheti vendor në zyrë edhe pas 8 gushtit” Rama: Tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Prrenjasi ku është duke zhvilluar takimin e radhës elektoral për “Bashkia që Duam” i është përgjigjur këshilltarëve të presidentit Meta, të cilët pak më parë thanë publikisht se pushteti vendor do të qëndrojë në zyra derisa të bëhen zgjedhjet e ardhëshme.

Për Ramën kjo deklaratë është një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli, ndërsa theksoi se Meta, Berisha, Basha dhe Kryemadhi po e bëjë të gjithë këtë krizë për të mos lejuar integrimin e Shqipërisë në BE.

Edi Rama: Po vija me Taulantin dhe tha se Presidenti kishte nxjerrë ca ekspertë, që paskëshin thënë që ai po shikon mundësinë e një date tjetër dhe deri kur të vendosi datën tjetër, kryetarët e këtyre bashkive do të rrinë nëpër zyra. 

Një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli, për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 qershorit sepse 30 qershori është vulosur përfundimisht dhe nuk e ndalon dot as Iliri, as Saliu dhe artisti me fallxhoren jo se jo. 

4 aveturierë të bashkuar dhe një tufë qorrash nën udhëheqjen e atij grupimi politik, të lidhur nga halli i madh dhe nga paniku i reformës në drejtësi nuk na ndalojnë dot, që të ecim drejtë, para dhe pavarësisht që na pengojnë, pavarësisht se nuk kanë lënë dhe nuk do të lënë 2 gurë bashkë. Ata jo vetëm që nuk do ta djegin dot Shqipërinë, por do të digjen në sytë e shqiptarëve, siç e kanë merituar dhe po e meritojnë në çdo hap që hedhin, duke mos e fshehur dot se në fakt nuk e kanë me mua, as me ne, e kanë me Shqipërinë në BE. 

Më tej Rama i ka bërë thirrje presidetit t’a lexojë me vëmendje rezolutën e miratuar sot me 100 vota, për kthimin e dekretit të Presidentit Meta, për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Edi Rama: Në mbyllje dua ti them Ilirit sot e filluam me të dhe po vazhdojmë me të që ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar sot me 100 vota. Të reflektojë mbi opoinionin e përfaqësisë më të lartë të popullit sovran, që është Kuvendi i Shqipërisë dhe të mos e trashë më tutje zullumin që është këputur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat