Elisabeta Katiaj zgjidhet kryetarja e re e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë

Shqipëria

Elisabeta Katiaj zgjidhet kryetarja e re e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:54
Elisabeta Katiaj

Elisabeta Katiaj është kryetarja e sapozgjedhur e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Katiaj mori 44 vota, 8 vota më shumë se kundërshtarja e saj.

"Procesi zgjedhor ishte i rregullt, por 30 persona u përjashtuan nga votimi në momentin e fundit", u shpreh Katija.

Ajo tha se plani i saj synon përmirësimin e klimës së biznesit, mbylljen e borxhit prej 10 milion lekësh që ka Unioni.

"Ishte një garë transparentë, ishin dy kandidatë seriozë. Ka qenë një garë e fortë dhe ndihem e kënaqur me rezultatin dhe gjithë platformën time ia kam komunikuar asamblesë", tha ajo për RTV Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat