Ngjela: Akti i Metës i pavlefshëm. Balliu: Mazhoranca do mbajë përgjegjësi ligjore

Shqipëria

Ngjela: Akti i Metës i pavlefshëm. Balliu: Mazhoranca do mbajë përgjegjësi ligjore

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:58
Ngjela dhe Balliu

Në emisionin “Open” në Top Channel po diskutohet mbi dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

I ftuar në studio, avokat Spartak Ngjela e konsideroi dekretin e Metës për zgjedhjet një akt të pavlefshëm. “Është njësoj sikur të kishte dekretuar ndalimin e abortit nëse do ia kishin kërkuar shoqata të ndryshme”, tha Ngjela.

Por për gazetarin Fahri Balliu dekreti i Metës është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë. Ai tha në emision se “mazhoranca do të mbajë përgjegjësi ligjore nëse nuk e zbaton dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve.”

Debati në studio vijon me replika sa i përket kushtetueshmërisë së dekretit të Metës për shfuqizimin e 30 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat