55 firma për shkarkimin e Metës, Blendi Klosi mban sekret pozicionin e tij

Shqipëria

55 firma për shkarkimin e Metës, Blendi Klosi mban sekret pozicionin e tij

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 23:14
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi nuk ka pranuar të tregojë nëse e ka firmosur kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës nga pozicioni i Presidentit Republikës.

Gjatë debatit në emisionin “Open”, moderatorja Eni Vasili e pyeti për këtë çështje, por Klosi refuzoi të përgjigjej duke theksuar se kjo është një strategji e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Top Channel raportoi se socialistët kanë mbledhur 55 firma për shkarkimin e Metës dhe kërkesën e kanë firmosur edhe deputetë të opozitës.

Mazhoranca e dënoi edhe nëpërmjet një rezolute në Parlament vendimin e presidentit për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat