Thirrja e Bashës në Prokurori, Duma: Provokim ndaj demokratëve!

Shqipëria

Thirrja e Bashës në Prokurori, Duma: Provokim ndaj demokratëve!

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 07:19
Lulzim Basha

Ish-deputetja e PD, Grida Duma, e ka konsideruar ‘hetim politik’, thirrjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha si i pandehur në Prokurori në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.

Në studion e lajmeve në RTV Ora, Duma u shpreh se kjo lëvizje e prokurorisë, sipas saj, po bëhet për të provokuar demokratët.

Grida Duma: Mbetet për tu theksuar që kemi të bëjmë me një hetim politik që ka të gjitha gjasat për t’u quajtur i tillë, për shkak të paragjykimit të institucionit të Prokurorisë. Ashtu siç e nisëm nuk kemi të bëjmë më me institucione. Është e paragjykuar Prokuroria për shkak të kalvarit të gjatë të mos hetimeve të veta dhe njëanësisë politike që tashmë ka për shkak të votimit vetëm me votat e maxhorancës të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Shumë shtyrje të reformës në Drejtësi janë bërë me qëllim. Një nga gjërat që duhet thanë sa i përket këtij lajmi, është provokim ndaj demokratëve. Është momenti më i keq për Shqipërinë, nëse demokratët, që janë duke kryer betejën e tyre  që ka një emër, jo fitoren e PD, por vota e lirë, nëse provokohen nga një Prokurori që nuk veproi asnjë ditë për grupet kriminale, dhe bën këtë veprim sot, ndërkohë që duhet të përmendim me shqetësim që Shqipërisë nuk po i hapen negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat