Kishte mbushur shtëpinë me kanabis nga Shqipëria, kapet i riu në Greqi

Shqipëria

Kishte mbushur shtëpinë me kanabis nga Shqipëria, kapet i riu në Greqi

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Policia greke ka arrestuar një shqiptar në Grevena, pasi gjatë kontrollit iu zbuluan 270 kg kanabis. Sipas medieve të vendit fqinj, i arrestuari është 32-vjeç, ndërsa lënda narkotike ishte trafikuar nga Shqipëria.

I riu shqiptar e kishte fshehur drogën në banesë, të ndarë në 256 pako me peshë totale 270 kg, ndërsa gjatë kontrollit iu sekuestrua edhe një thikë, tre telefona dhe sende të tjera.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë kriminal të trafikut nga Shqipëria drejt vendit të tyre. Në muaj e fundit janë kapur disa sasi të konsiderueshme droge në kufirin greko-shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat