Rudina Hajdari i bashkohet PS për shkarkimin e Metës

Shqipëria

Rudina Hajdari i bashkohet PS për shkarkimin e Metës

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:32
Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për ç’dekretimin e 30 Qershorit si dhe në përgjithësi rreth situatës politike të shkaktuar në vend.
Hajdari u shpreh se të gjithë deputetët bëjnë populizëm e sipas saj këto lloj tonesh duhen ulur.

“Unë shikoj se Presidenti nuk është i fiksuar nga kjo gjë. Madje, unë shoh një taktikë politike, gati në viktimizim. ‘Dëgjoni se unë po shkarkohem se po bëj një akt për Shqipërinë dhe të tjera. Unë mendoj se duhet t’i ulim këto lloj tonesh dhe të mos bëjmë populizëm”, tha Hajdari.

Më tej Hajdari shtoi se vetë ata mund të sjellin shkarkimin e Metës, pasi kanë plot 35 deputetë. Por Meta e kupton dhe vetë që ka shkelur kushtetutën.

“Ne mund ta propozojmë edhe vetë shkarkimin e Metës, i kemi 35 deputetë. Çështja nuk është do të votojmë apo jo, ne do ta shohim çështjen hap pas hapi. Unë besoj se edhe vetë zoti Meta e di që ka shkelur Kushtetutën. Ai e di shumë mirë që i ka shkelur kompetencat e tij. Presidenti është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja që Presidenti të kishte pasur më shumë përpjekje, thirrje konkrete, për Gjykatën Kushtetuese, reformën zgjedhore dhe datën, të cilën ka për detyrë ta caktojë”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat