Arrestimi i drejtuesve të PD, Basha thërret aleatët;diskutohet aksioni i radhës

Shqipëria

Arrestimi i drejtuesve të PD, Basha thërret aleatët;diskutohet aksioni i radhës

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:18
Ilustrim

Menjëherë pas reagimit të kreut të PD-së për arrestimin e drejtuesve lokalë të kësaj force politike, konkretisht në Librazhd dhe Përrenjas dhe ish-deputetit Aurel Bylykbashki, është bërë e ditur se Lulzim Basha ka thirrur për në orën 12:00 një takim me aleatët.

Më pas në orën 18:00, do të bëjë një mbledhje të jashtëzakonshme me kryesinë e Partisë Demokratike, Grupit Parlamentar, Kolegjit te Kryetareve dhe Kryetareve te Bashkisë, për caktimin e detajeve në lidhje me aksionin politik që do të marrë gjatë këtyre ditëve, duke paralajmëruar edhe një protestë në ditët në vijim.

 “Sot, në orën 18.00, mbledhje e jashtëzakonshme e Kryesisë se PDSH, Grupit Parlamentar, Kolegjit te Kryetareve dhe Kryetareve te Bashkisë, me rend dite: Caktimi i detajeve te vijimit të aksionit politik, si dhe reagimi i PD pas arrestimeve politike te drejtuesve te PD në qarkun Elbasan. Lutem të merren masat për të qenë prezent pa asnjë mungesë”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD.

Mes të arrestuarve janë kryetari i Degës së PD-së Librazhd Bujar Vreto, ish-deputeti Aurel Bylykbashi, sekretari i PD Librazhd, Erlind Gurra, kreu i PD Përrenjas Arjan Karriqi, si dhe sekretari i PD Prrenjas, Leonard Ozuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat