“Nuk ka masa ndaj Shqipërisë”

Shqipëria

“Nuk ka masa ndaj Shqipërisë”

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Institucionet e Kosovës janë duke qëndruar larg kërkesave të përfaqësuesve të bizneseve për vendosjen e mundshme të masës mbrojtëse ndaj produkteve që importohen nga Shqipëria.

Zyra e Kryeministrit në Kosovë ka thënë se kjo temë as që është hapur brenda kabinetit. Ndërsa Ministri i Financave, Bedri Hamza është shprehur se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Madje, edhe Ministri i Tregtisë, Endrit Shala që në fund të muajit maj deklaroi se problemet ose do të zgjidhen ose do të vendoset reciprocitet, tani nuk pranon të flas për këtë temë.

Kundër hulumtimit të Bashkimi Evropian që e pasqyronte Shqipërinë të tretën për nga barrierat tregtare me Kosovën, ka dalë Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Gjatë mbajtjes së takimit të drejtorëve të përgjithshëm të doganave të Ballkanit në Prishtinë, Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje për barrierat tregtare nga drejtori i Doganave të Shqipërisë, i cili shkurt ka thënë se kanë ardhur për të bashkëpunuar.

Pavarësisht barrierave tregtare bizneset eksportin më të madh e kanë bërë në Shqipëri, duke shënuar rritje për 26 për qind nga viti 2015 në 2018.

Ndërsa vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti, Kosova ka shënuar rritje të eksportit 11 për qind ndërsa Shqipëria 45 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat