Meta flet për datën e re të zgjedhjeve: Do thërras Bashën dhe Ramën

Shqipëria

Meta flet për datën e re të zgjedhjeve: Do thërras Bashën dhe Ramën

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 14:25
Ilir Meta

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për media, ku iu përgjigj gazetarëve në lidhje me nisjen e procedurave nga ana e PS për shkarkimin e tij.

Ai tha se presidenti është i Republikës dhe Republika e shqiptarëve. “Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, natyrisht jo nga ky; por nga një Parlament tërësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve”, ishte reagimi i Ilir Metës ndaj tentativës për shkarkimin e tij nga ana e Partisë Socialiste.

Meta deklaroi sot se do të dekretojë shumë shpejt datën e re të zgjedhjeve vendore dhe thërrasë për konsultë, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kreun ePS, Edi Rama.

“Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe Presidenti mban shëdim për çdo institucion që shkel ligjin”, paralajmëroi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat