Super-aksion për Çapjat/ Policia zbarkon në Elbasan. Arrestohen dy vëllezërit

Shqipëria

Super-aksion për Çapjat/ Policia zbarkon në Elbasan. Arrestohen dy vëllezërit

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 15:50
Policia shqiptare

Qyteti i Elbasanit është lakuar shpesh për kriminalitetit që vjen veçanërisht për shkak të përplasjeve me dy grupe kriminale.

Për këtë shkak RENEA gjendet aktualisht në grupin e njërit prej grupeve ku RENEA po ushtron kontrolle dhe ku mendon se gjenden dy nga kryesorët e këtij grupi.

Kontrollet në dy zona të qytetit të Elbasanit që përdoren si bastionet e dy grupeve Çela e Çapja u zhvilluan nga forca të shumta speciale të dërguara nga kryeqyteti të cilat përveç qendrave të biznesit nuk kursyen as banesat apo edhe lokalet.

Deri në orët e para të ditës u arrestuan nëntë persona ndërkohë që tre të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit rival janë të shpallur në kërkim. Mes të shoqëruarve policia konfirmon në rrugë jo zyrtare për Top Channel se ka shoqëruar dy vëllezërit Florenc dhe Ardian Çapja.

Mes dhjetra banesave apo edhe bizneseve që po kontrollohen aktualisht nga forcat e RENEA dhe forcat operacionale speciale janë edhe disa objekte të fisit Çapja ku janë ushtruar kontrolle.

7 të tjerë deklarohen se u arrestuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Për operacionin i cili po zhvillohet nga policia qëndrore në Tiranë dhe jo nga ajo lokale nuk ka ende një deklaratë zyrtare, por ajo që dihet është se të dyja grupet ishin nën hetim prej 15 muajsh nga njësia “FORCA E LIGJIT”.

Në rrugë jo zyrtare thuhet se hetimet po zhvillohen për veprat “grup të strukturuar kriminale” dhe “krime kundër personit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat