Tragjike, 27 vjeçari vdes pasi u rrëzua me parashutë

Shqipëria

Tragjike, 27 vjeçari vdes pasi u rrëzua me parashutë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 19:15
Gëzim Elezi

Një i ri në Dibër ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e parashutës. Për Gëzim Elezin, 27 vjeç, fluturimi i sotëm ka rezultuar fatal pasi, sipas miqve të tij, ka humbur kontrollin e parashutës nga era e fortë.

Ai ishte nisur nga lartësitë e Zimurit drejt qytetit të Peshkopisë.

27 vjeçari ishte i apasionuar në sportet ekstreme, ndërkohë që punonte mësues në shkollën e mesme profesionale ‘Nazim Rrushiti’ në Peshkopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat