Fran Frrokaj: Do bëj çmos që dekreti i presidentit të zbatohet në Lezhë

Shqipëria

Fran Frrokaj: Do bëj çmos që dekreti i presidentit të zbatohet në Lezhë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:43
Fran Frrokaj

Nëse Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor  në Lezhë nuk do të lirojnë  ambientet e zëna me materialet e procesit zgjedhor që janë në pronësi të bashkisë atëherë do të ndërhyjë bashkia.

"Unë nuk kam kërkuar KZAZdhe institucioneve të tjera lirimin e ambienteve por kam dërguar një shkresë në zbatim të dekretit të presidentit  dhe unë besoj se Presidenti ka ligjshmërinë për të lëshuar urdhëra të tillë dhe në zbatim të dekretit kam bërë  shkresën" thotë Frrokaj në një prononcim për RTV Ora.

Frrokaj nënvizon se do të bëjë çmos që dekreti i presidentit të zbatohet.

"Të hënën do bëj kërkesën tjetër për të zbatuar vullnetarisht dhe pastaj siç të jetë ligji. Do bëj çmos që dekreti i presidenti të zbatohet" nënvizon Frrokaj duke sqaruar se nuk ka ardhur shkresë zyrtare nga KQZ, të cilës do i përgjigjet 'qetësisht"

Në Lezhë janë 2 KZAZ ajo me nr 12 dhe nr 13  përkatësisht në  shkollat "Hydajet Lezha" dhe "Beslidhja'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat