“Çudira shqiptare”, kërkon t’i falë tokën shtetit sepse nuk e punon dot, por s’ja merr askush përsipër

Shqipëria

“Çudira shqiptare”, kërkon t’i falë tokën shtetit sepse nuk e punon dot, por s’ja merr askush përsipër

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:25
ilustrim

Për t’i falur një pjesë të tokës së saj shtetit dhe për të marrë certifikatën e pronësisë për pjesën tjetër, Marie Këllezi ka nisur përpjekjet prej vitit 2017.

Ajo i është drejtuar hipotekës së Korçës për t’u pajisur me aktin e marrjes në pronësi të tokës që ajo dhe bashkëshorti kanë në fshatin Zboq të Bashkisë Maliq duke dorëzuar edhe deklarimin përkatës për pjesën që do të heqë dorë nga pronësia.

E moshuara, e cila vuan edhe nga Parkinsoni ka aplikuar 3 herë pranë hipotekës së Korçës në periudha të ndryshme kohore, por merr përgjigje negative dhe i kërkohen dokumente shtesë në çdo rast.

Maria dhe bashkëshorti për shkak edhe të kushteve shëndetësore kanë vendosur që nga 8 dynym tokë bujqësore të marrin pronësinë vetëm për një pjesë të kësaj sipërfaqe ndërsa pjesën tjetër t’ia lenë shtetit, por vazhdojnë të përballen me zvarritje dhe kostot shtesë, por edhe udhëtimet e shpeshta që i duhet të bëjë nga hipoteka në bashkinë e Maliqit.

Marie Këllezi do të duhej të ishte informuar paraprakisht për dokumentacionin e nevojshëm pa qenë nevoja që të ripërsëriste aplikimin e saj dhe të përballej me këtë shqetësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat