Rama e pranon: Zgjedhje të çuditshme, pa kundërshtarët tanë kryesore

Shqipëria

Rama e pranon: Zgjedhje të çuditshme, pa kundërshtarët tanë kryesore

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se zgjedhjet e 30 qershorit janë të çuditshme, duke qenë se zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës.

Në Kolonja ku prezantoi kandidatin Erion Isaj, Rama tha se kjo nuk është gjëja e mirë, kur Shqipëria pret hapjen e negociatave.

Edi Rama: Ne nuk ndihemi mirë me këtë situatë. Nuk diskutohet që këto zgjedhje të çuditshme në një kuptim, sepse janë  zgjedhje pa  kundërshtarët tanë kryesorë. Edhe pse ju këtu do të keni zgjedhje mes Erionit dhe dikujt tjetër që kandidon për një tjetër parti, Bindja Demokratike. Por sidoqoftë janë zgjedhje pa kundërshtarët tanë kryesore.  Nuk janë gjëja më e mira që mund ti ndodhte Shqipërisë, sidomos kur Shqipëria pret me të drejtë dhe meritë të çelë negociatat për tu anëtarësuar në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat