“Dua nga 4 veta për mitingu”, kryebashkiaku ‘legjendar’ i Maliqit mbledh administratën, por karriget i mbesin bosh

Shqipëria

“Dua nga 4 veta për mitingu”, kryebashkiaku ‘legjendar’ i Maliqit mbledh administratën, por karriget i mbesin bosh

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:04
ilustrim

Ish- deputeti i PD-së, Ervin Salianji publikon mesazhet e kryebashkiakut të Malqit para takimit të sotëm me Edi Ramën.

Në to tregohet sesi mblidhet administrata me pahir për në miting.

Madje edhe kërcënohen ata që nuk çojnë nga 4 persona.

“Shetitjet poshteruese të Ramës me administratën vijojnë si eskursione në çdo vënd!

Takimi i tanishëm në Maliq i mbushur me autobuzë nga administrata e gjithë qarkut Korçë, per pak videot nga cdo zone ku po mblidhen!

Ndërkohë kryetari i bashkisë që kêrkon mandatin e gjashtë kërcënon punonjësit e administratës me vendin e punês nese nuk sjellin 4 persona!

Njësoj sic kercenon 1600 familjet me ndihmë ekonomike, njesoj si kercenohen bizneset me gjoba dhe familjaret me buken e gojës!”, shkruan Salianji.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat