U godit nga autoambulaca, vdes 70 vjeçarja

Shqipëria

U godit nga autoambulaca, vdes 70 vjeçarja

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:41
Autoambulanca

Ka ndërruar jetë e moshuara 70-vjeçare, që u shtyp nga autoambulanca paraditen e sotme në Tiranë.

Policia njofton se në rrugën “Ferit Xhajko” pranë ish Restorant “Durrësit” mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçare.

Ishte vet ambulanca që e transportoi në spital të moshuarën, e cila nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Aktualisht drejtuesi e mjetit ndodhet i shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat