Sekuestrohen 1.5 milionë euro pasuri të Admir Muratajt

Shqipëria

Sekuestrohen 1.5 milionë euro pasuri të Admir Muratajt

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:25
Admir Muratajt

Sekuestrohen 1.5 milionë euro pasuri të Admir Muratajt

 17/06/2019 - 09:14

Rreth 1.5 milionë euro pasuri janë sekuestruar në pronësi të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij, i cili u vra gjatë përplasjes me policinë gjatë grabitjes së 6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

Sipas policisë, "sekuestrimi i pasurisë është bërë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale."

Pasuritë e paluajtshme i përkisnin  Admir Muratajt dhe dy vëllezërve të tij, Aleksandër (Shpëtim) Murataj dhe Can Murataj.

Pasuritë e sekuestruara

Vilë 3 - katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A. M., ndodhur afër Saukut,

Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A. M., blerë në vitin 2016

Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall, në emër të shtetasit A. M.

Apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.

Apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A.

9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.

Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1,5 milion euro.

Policia thotë se "Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara."

Po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat