"Në shtëpi më kanë hyrë dy persona", policia arreston njërin prej autorëve - Bota Sot
"Në shtëpi më kanë hyrë dy persona", policia arreston njërin prej autorëve

Shqipëria

"Në shtëpi më kanë hyrë dy persona", policia arreston njërin prej autorëve

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:33
Ilustrim

Një person u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi hynë në një banesë në Divjakë për të vjedhur.

Policia thotë se një person me iniciale S.D ka denoncuar se në banesën e tij kanë hyrë dy persona.

Menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e Policisë Divjakë ku bëjnë të mundur kapjen në flagrancë të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasin M.J, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi i dyshuar B.A, 32 vjeç, banues në Vlorë.

"Në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një autoveturë, (automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë momentit të ikjes nga ndjekja e policisë) dhe dy telefona celularë të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikime për kryerjen e aktivitetit kriminal", sqaron policia.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup në juridiksionin e Divjakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...