“Kërcënohet Lulzim Basha”, Lleshaj takohet me shoqëruesin e kreut të PD

Shqipëria

“Kërcënohet Lulzim Basha”, Lleshaj takohet me shoqëruesin e kreut të PD

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 11:16
Lulzim Basha

Gardisti Feim Dollapaj, shoqëruesi e kreut të Partisë Demokratike është takuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me pretendimin se Lulzim Basha është  kërcënuar.

Në shkresën drejtuar ministrit të Brendshëm e që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, demokratët i referohen një takimit të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës. Në letër Gazment Bardhi shkruan se z.Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat