Bankers pastron plazhin e Semanit

Shqipëria

Bankers pastron plazhin e Semanit

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 14:08
Foto

Rreth 150 punonjës të kompanisë Bankers Petroleum Albania janë bërë pjesë e një aksioni vullnetar për pastrimin e plazhit të Semanit. ZV/Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, z.Luntao Chen tha se fushata e pastrimit të plazhit është pjesë e iniciativave të Bankers që rrisin ndërgjegjësimin mbi çështjet mjedisore.

Rreth 150 punonjës vendas dhe të huaj të kompanisë Bankers Petroleum Albania kanë pastruar vullnetarisht bregdetin e Semanit, në Fier.

Në këto ditë të nxehta vere kur edhe zonat e plazhit kanë nisur të frekuentohen nga pushues të shumtë, Bankers organizoi punonjësit e saj për të dhënë kontributin për një mjedis më të pastër dhe të këndshëm.

Kompania naftënxjerrëse, e cila operon në zonën e Patos-Marinzës prej mëse 15 vitesh është vazhdimisht e fokusuar në mbrojtjen e mjedisit, por edhe angazhimin në komunitet.

“Bankers gjithmonë ka focus kontributin në komunitet dhe ky aktivitet pastrimi është në përputhje me gjithë përfshirjen tonë të përgjegjësisë sociale në rajonin e Fierit. Një iniciativë e tillë mjedisore është një përfitim për të gjithë, nga banorët lokalë tek turistët ndërkombëtarë, të cilët mund të shijojnë bukurinë e këtij vendi dhe bregdetin e saj të mrekullueshëm”, tha Chen.

Mbi 700 kg mbetje të ndryshme të derdhura përgjatë vijës bregdetare të Semanit u mblodhën nga punonjësit e Bankers dhe u depozituan më pas në vendet e posaçme të grumbullimit të mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat