Bregu: Përparimi në Ballkanin perëndimor kërkon veprim të shpejtë të BE-së, nuk është fjala vetëm në zgjerim

Shqipëria

Bregu: Përparimi në Ballkanin perëndimor kërkon veprim të shpejtë të BE-së, nuk është fjala vetëm në zgjerim

Nga: F.B. Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:27
Majlinda Bregu

Sekretarja gjenerale e Këshillit për Bashkëpunim Regjional (RCC) Majlinda Bregu ka vlerësuar se përparimi që është arritur nga vendet e Ballkanit perëndimor kërkon veprim të shpejtë të BE-së, shkruan “B92”, përcjell “Bota sot”.

"Nuk është fjala vetëm për zgjerim por për bashkim të Evropës, sepse Bashkimi Evropian është e paplotë pa Ballkanin perëndimor. Ky regjion është interesi gjeostrategjik i Unionit", ka thënë Bregu në Berlin në Kuvendin e përgjithshëm të Shoqatës së Ekonomisë Gjermane.

Ajo ka shtuar se Ballkani Perëndimor duhet të marr përgjegjësi më të madhe për bashkëpunimin regjional "ashtu që së bashku të punojnë në avancimin e shoqërisë  në përgjithësi".

Bregu ka theksuar se RCC "mbështet rekomandimin e Komisionit Evropian që qysh tash të nisin bisedimet për anëtarësi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa në bazë të meritave të veçanta të shpërblehet përkushtimi dhe mundi i investuar në evropeizëm".

"Kjo do të ishte erë e fortë në shpinë të gjithë regjionit, por edhe konkurrencë e shëndoshë që të intensifikohet dhe punohet më shumë për qytetarët e vetë", ka thënë Bregu në panelin e kushtuar Ballkanit perëndimor ku po merr pjesë edhe kryeministri maqedon Zoran Zaev.

Bregu vlerësoi se përkundër sfidave të mbetura, shumëçka ka ndryshuar për mirë në regjion në të cilin në 20 vitet e fundit "perspektiva e anëtarësimit në BE dhe NATO do ishin kyçe në nisjen e pajtimit, zhvillimit politik dhe reformat e rënda në terrenin vendës .

"Ndërsa sa i përket gjashtë ekonomive të Ballkanit perëndimor kjo vlen akoma. Pa një perspektivë të qartë dhe vazhdim të procesit në bazë të meritave çdo gjë është në zar", ka thënë Bregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat