Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e Kryeministrit Rama

Shqipëria

Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e Kryeministrit Rama

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:37
Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e Kryeministrit Rama

E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.

Biseda Rama – Keshi

Rama: Përshëndetje, hë më si duket

Mirë, te pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Arben Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Arnben Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku fleja.

Rama: Çarë deshën me ty?

Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdhaja.

Rama: OK, mirë vllai.

Sipas “Bild”, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30…”

Në një tjetër përgjim, Keshi telefonin Drini Gjecin, drejtorin e Drejtorisë Arsimor në Dibër, dhe i thotë që të kontaktojë me drejtorët e shkollave për t’i kujtuar se kë duhet të votojnë.

Drini Gjeci: Ato gratë nuk po i lëviz

Arben Keshi: Ore, burra, gra, çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një, nëse duan të jenë të hënën në punë, përndryshe, në p…. të shkojnë.

Bisedë mes deputetit Artan Gaçi dhe Arben Keshit
Artan Gaçi: Mirëmëngjesi
Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre
Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty
Arben Keshi: Faleminderit
Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.
Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.
Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.
Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.

VIDEO E PËRGJIMIT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat