Përgjimet/ Mësuesi me drejtorin e Ministrisë së Brendshme: Ai personi do 200 mijë lekë, ka katër vota

Shqipëria

Përgjimet/ Mësuesi me drejtorin e Ministrisë së Brendshme: Ai personi do 200 mijë lekë, ka katër vota

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 16:54
Përgjimet

Në një nga transkriptimet e Bild, një person i paidentifikuar me profesion mësues flet me Arben Keshin, Drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe sipas Bild-it, një nga personat që janë deleguar për blerjen e votave në Dibër.

Në transkriptim, mësuesi thotë se një ish nxënësi i tij, I. Q., i ka kërkuar 20mijë lekë të reja, që do t’i shërbenin sepse do të fejohet në Tërnovë.

Më pas mësuesi radhit emra të ndryshëm, me motivacione të ndryshme, si dhe persona të tjerë që sigurojnë votën.

“Unë t’i kam mbaruar gjithë punët pa përjashtim!” , i thotë mësuesi drejtorit të MB-së, Keshi. Dialogu Keshi – Mësuesi Mësuesi: Ai ka një problem. Do nja 200 mijë lek, ka 4 vota. Do të fejohet nga Tërnova.

Keshi: Cfarë problemi ka ai?

Mesuesi: Edhe atij Kollashit ia thashë, në emrin tënd….

Keshi: Jo në emrin tim…

Mësuesi: Po në emrin tënd, në emrin tim, në emrin e Drejtorit Arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat