Përgjimi 7/ Keshi bisedë me kreun e DAR Dibër: Kujtoji të votojnë për PS, ndryshe…

Shqipëria

Përgjimi 7/ Keshi bisedë me kreun e DAR Dibër: Kujtoji të votojnë për PS, ndryshe…

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 17:34
Përgjimi

Në përgjimet e publikuara, gazetari gjerman ka siguruar edhe telefonatën e drejtorit të ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, me drejtorin rajonal në Dibër.

Keshi kërkon nga drejtori i Arsimit në Dibër rë telefonojë drejtorët e shkollave për t’i kujtuar ata të votojnë për PS në të kundërt, një ditë pas zgjedhjeve në Dibër të gjithë do të jenë të pushuar. Drejtori i Arsimit e garanton atë se do t’i telefonojë të gjithë.

Përgjimi 7

Drejtori në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi telefonon drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeci.

Keshi: O Drin!

Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?

Keshi: Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?

Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?

Keshi: Mirë, mirë. Si është puna?

Gjeci: Mirë.

Keshi: Është mirë puna?

Gjeci: Mirë duket.

Keshi: Ka lëvizje andej?

Gjeci: Jo.

Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.

Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?

Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.

Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?

Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.

Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.

Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt.

Gjeci: Ja ti marr Drini në telefon tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat