Përgjimi 8/Arben Keshi me shefin e komisariatit Kamzë: Kemi ngritur disa postoblloqe

Shqipëria

Përgjimi 8/Arben Keshi me shefin e komisariatit Kamzë: Kemi ngritur disa postoblloqe

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 17:39
Përgjimi

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të shit-blerjes së votave në zonën e Dibrës. Në përgjimin numër 8 të gazetës gjermane, zyrtari i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi flet me shefin e Komisariatit numër 5 Sali Skurën. Në këtë bisedë, Skura thotë ndër të tjera: “kemi bllokuar disa autobusë, por disa ia hodhën me miqësi”.

Përgjimi 8-të/ Biseda mes shefit të Komisariatit të Kamzës me drejtorin e Ministrisë së Brendshme

Arben Keshi: Urdhro

Sali Skura: Hë Beni, Saliu jam

Arben Keshi: Kush?

Sali Skura: Sala në Kamëz, Sal Skura

Arben Keshi: Hë more ckemi?

Sali Skura: Si je vllai?

Arben Keshi: Mirë, si ja kalon ti?

Sali Skura: Mirë, hë u lodhe?

Arben Keshi: Hajde mo lodh

Sali Skura: Si je t’u shkuar

Arben Keshi: Mirë po na këputët ju të Kamzës

Sali Skura: Po, pra po

Arben Keshi: Bllokoni autobusët e Kamzës

Sali Skura: Po, pra kemi nxjerrë postblloqet, të shohim, nesër nga ora 3 kan me u nis, 3:30

Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa bëhet llafi me u nis?

Sali Skura: Nga ora 03: 30 do të nisen, i kemi marrë masat?

Arben Keshi: A janë shumë?

Sali Skura: Po për Zotin mendohet 450, 500 veta

Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?

Sali Skura: Xhelali ka organizuar tërë bashkinë, i ka çuar te turizmi i ri në Lurë, kupton?

Arben Keshi: Po, po

Sali Skura: Maqellara si duket?

Arben Keshi: Maqellara është mirë se s’ka prej Kamze në Maqellarë, nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë

Sali Skura: Problem është Lura

Arben Keshi: Lura, Reci, besoj

Sali Skura: Lura, Reci, gjithë ajo krahinë atje. Me komisionerët besoj, ma do mendja…?

Arben Keshi: Po, po sigurisht

Sali Skura: Po qyteti, si duket qyteti?

Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është, pjesa këtej Lurë, Reç këto që po bie Xhelali

Sali Skura: po, pra, po. Melita s’ka pas ça me bo me këto kodet, njëra tjetrat ëëëë

Arben Keshi: Jo, jo nuk kan ca me bo

Sali Skura: Hajt të uroj fitore

Arben Keshi: Nuk bëhet fjalë, 450 vota, sot ka ardhur me njerëzit e vet ai në Lurë?

Sali Skura: Po, po njerëzit e vet, ke parasysh, me furgona, ngritëm ca postblloqe këtu unë

Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesën e informacionit, Lura apo zonat tjera ta dimë pak a shumë?

Sali Skura: Mirë, Beni, suksese me fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat