Përgjimet/ Edi Rama konfirmon bisedën me Keshin: Është shkelur ligji për sekretin hetimor

Shqipëria

Përgjimet/ Edi Rama konfirmon bisedën me Keshin: Është shkelur ligji për sekretin hetimor

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 17:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish në Twitter para pak, duke vlerësuar se "ky është i gjithi një skandal i turpshëm" e duke shtuar se është shkelur ligji për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Për z.Rama, ky skandal është "i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe dhe lojë politike, po s’kanë hetuar asgjë".

Më tej Rama komenton: "Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë", thotë z.Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat