I përfshirë në përgjime, reagon Pjerin Ndreu: Nuk ka të bëjë me shit-blerje votash

Shqipëria

I përfshirë në përgjime, reagon Pjerin Ndreu: Nuk ka të bëjë me shit-blerje votash

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 18:15
Pjerin Ndreu

Një ndër personat e përfshirë në përgjiimet e publikuara nga “Bild” ishte edhe ish-deputeti socialist, Pjerin Ndreu, kandidat për kryetar të bashkisë së Lezhës.

Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet siciale dke hedhur poshtë se bëhet fjalë për shit-blerje votash.

“Kominikimi im s’ka të bëjë me shit-blerje, por me votat e një socialisti i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet”, shkruan Ndreu.

Ai e quan “kominikim normal me strukturat tona”, duke vijuar se personi me të cilin flet nuk është as i PD-së dhe as i LSI-së.

Sipas tij, përgjimi është një flluskë sapuni që nuk tregon gjë tjetër veçse punën normale me socialistët.

“Përgjimi është një flluskë sapuni se u nis si shit-blerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturave politike për ata që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon”, sqaron Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat