Përgjimet e “Bild”, Lubonja: “Bomba” të mjaftueshme për t’i hapur rrugë një qeverie teknike

Shqipëria

Përgjimet e “Bild”, Lubonja: “Bomba” të mjaftueshme për t’i hapur rrugë një qeverie teknike

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:35
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka dhënë një reagim në lidhje me përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, duke i cilësuar si “bomba” dhe njëherësh prova të mjaftueshme, që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie teknike.

Ajo që është e paqartë shtoi Lubonja, është fakti se palët politike nuk po shkojnë drejt dialogut, por drejt një përplasjeje të rrezikshme për vendin.

“Është vërtetimi i asaj, që këtu kemi një shtet të kapur nga një parti bandë.

Edhe vota është e kapur. Policia e Shtetit tani është e organizuar, na del se  një drejtor na organizon shantazhimin, daljen, grumbullimin e njerëzve.

Në këto kushte thelbi është se çfarë duhet bërë”-tha Lubonja në “News 24”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat