Kryemadhi: Rama, shkaktar i situatës së rendë. Opozita është shpëtimi i vetëm për vendin

Shqipëria

Kryemadhi: Rama, shkaktar i situatës së rendë. Opozita është shpëtimi i vetëm për vendin

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:48
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet se situata politike në Shqipëri është tejet e rëndë.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e kryesisë së LSI-së, ajo tha se shkak për gjendjen e rëndë është kryeministri Edi Rama dhe “Rilindja”.

Duke folur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, Kryemadhi tha se kjo ishte prova “e fortë” për të vulosur zgjedhjet si ilegjitime.

“Shkaku i vetëm i një krize të tillë të shumëanshme është Rama dhe “Rilindja”.U provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama personalisht është në krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës është e pashmangshme. Përfshirja e kriminelëve u faktua katërcipërisht. Blerja e votave, damka e pashlyeshme e “Rilindjes”. Kërcënimet me vendin e punës për votat, është praktikë e pisët e “Rilindjes”. Edi Rama kurre më nuk mund të administroje zgjedhje”, tha Kryemadhi.

Ajo tha më tej se opozita është më e vendosur se kurrë që të mos bëjë asnjë hap pas në luftën e saj për rikthimin e votës së lirë dhe për të pastruar rrënjësisht vendin nga krimi i organizuar, trafikantët dhe korrupsioni pa fre.

“Qendresa e opozitës është shpëtimi i vetëm përballë qeverisë dhe parlamentit të kriminalizuar”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat