Basha: Rama është krimineli me të cilin duhet të merremi deri sa ta largojmë

Shqipëria

Basha: Rama është krimineli me të cilin duhet të merremi deri sa ta largojmë

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 22:22
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike doli në konferencë të jashtëzakonshme për mediat në të njëjtën ditë kur Prokuroria vendosi që ta shoqërojë atë me polici për të dëshmuar pranë organit të akuzës, si edhe kur gazeta “Bild” publikoi përgjime të reja.

Lulzim Basha tha se Rama është sot krimineli që duhet larguar sa më parë.

“Rama është krimineli i përsosur i këtij ambienti të mrapshtë politik, ekonomik. Edi Rama është kriminel me të cilin duhet të merremi para se të merremi me çdo tjetër. Pa largimini e tij nuk do ketë asnjë hap përparara”, tha Basha.

Lideri i opozitës tha se mision është nxjerrja përpara drejtësisë e atyre që vodhën votat e shqiptarëve, duke iu referuar përgjimeve të “Bild”.

“Me krimin nuk ka negociata, me krimin nuk ka marrëveshje. Largimi i Edi Ramës është vetëm fillimi i rrugës së vështirë, reformave të thella”, u shpreh Basha duke ftuar qytetarët në protestën e ditës së premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat