Përgjimet, gazetarja Lala: Janë 63 CD dhe mund të ketë mbi 15 mijë telefonata

Shqipëria

Përgjimet, gazetarja Lala: Janë 63 CD dhe mund të ketë mbi 15 mijë telefonata

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 23:35
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje më 16 audio-përgjimet e reja të publikuara nga gazeta gjermane Bild.

Në emisionin Opinion, ajo tha se përgjimet janë të autorizuara nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Sipas saj janë 63 CD dhe mund të ketë mbi 15 mijë telefonata.

“Dosja 184 ka dalë pas investigimit të parë të Zërit të Amerikës. Njëri nga prokurorët kishte bërë mbi 20 orë përgjime, më pas e kishin transferuar. Janë të autorizuara nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Janë 63 CD, mund të kenë 10 apo 15 mijë telefonata. Madje Dionis Imeraj që është kandidat për Dibrën i PS, është nën hetim ende nga prokuroria. Ai që është në qendër, Arben Keshi është zyrtar policie.

Ai është pyetur nën personin në hetim. Në atë kohë ekzistonin CD por nuk kishte transkriptime“, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat