Rrëmbeu, rrahu dhe përdhunoi italianen, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Shqipëria

Rrëmbeu, rrahu dhe përdhunoi italianen, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 10:38
Foto

Një 28-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi rrëmebu dhe përdhunoi një studente italiane.

 Spitali i Careggi ka hyrë në “kodin rozë” pasi ka strehuar një viktimë dhune. E dhunuara është një studente nga Fiorentina, rreth të 20-ave.

Në rrëfimin e saj në polici, ajo u tregoi policëve se çfarë kishte ndodhur me të gjatë fundjavës së shkuar.

Sipas saj, ajo ishte rrëmbyer nga një shqiptare, dhe më pas ishte  përdhunuar dhe më pas rrahur për orë të tëra. E reja tregoi se kishte mundur që të shpëtonte nga agresori i saj gjatë kohës kur ai ishte duke fjetur.Tashmë 28-vjeçari shqiptar ka përfunduar në burg, ku edhe po pret ditën për t’u përballur me akuzat: emigracion i paligjshëm, rrëbim dhe kryerje e marrëdhënieve pa dëshirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat