Ministri gjerman: Jetike hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Ministri gjerman: Jetike hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Ministri gjerman: Jetike hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 11:20
Michael Roth

Ministri i Shtetin për Evropën në Gjermani, Michael Roth ka bërë apel që vendet e BE të hapin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më tej ministri gjerman ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e tij.

"Natyrisht Bashkimi Evropian ka një përgjegjësi shumë të veçantë për sigurinë, stabilitetin dhe paqen në të gjithë bllokun. Prandaj, strategjia e zgjerimit e Bashkimit Evropian mbetet e një rëndësie të veçantë.  Ne do të flasim sot për raportet e Komisionit Evropian që luajnë një rol shumë të veçantë për zhvillimet pozitive në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Një vit më parë këtu në Luksemburg u dhamë detyrat e shtëpisë të të dy vendeve, sipas mendimit tim që këto detyra janë përmbushur. Sidomos Maqedonia e Veriut ka bërë histori me Marrëveshjen e Prespës, e cila eshte shembull guximi dhe gadishmërie për pajtim pas gati 30 vjet konflikt."

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE pritet që sot të japin vendimin lidhur me hapjen e negociatave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...