Lojërat Olimpike evropiane, Meta i dorëzon flamurin kombëtar ekipit përfaqësues shqiptar

Shqipëria

Lojërat Olimpike evropiane, Meta i dorëzon flamurin kombëtar ekipit përfaqësues shqiptar

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 11:21
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dorëzoi sot gjatë një ceremonie solemne, flamurin kombëtar, ekipit dhe delegacionit zyrtar, që do të marrë pjesë dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat II Olimpike Evropiane “Minsk 2019”, të cilat do të zhvillohen në Bjellorusi nga data 21 deri më 30 qershor 2019.

Presidenti Meta duke iu drejtuar me një fjalë përshëndetëse atletëve shqiptarë, të cilët do të garojnë në disiplina të ndryshme si boks, çiklizëm, mundje, xhudo dhe qitje, theksoi në këto Lojëra Olimpike evropiane ekipi ynë kombëtar i zotëron mundësitë, talentin, pasionin për sportin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuq e zi që të arrijë rezultate pozitive.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që t’iu dorëzoj sot Flamurin, me bindjen se ju jeni më të mirët për ta ngritur atë sa më lart në këto Lojëra mjaft të rëndësishme. Jemi që të gjithë krenarë për punën tuaj, për talentin dhe shpirtin tuaj të garës dhe ju uroj suksese pasi ky është flamuri që bashkon të gjithë shqiptarët kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat