Zjarri përfshin ndërtesën në Elbasan, banorët bllokohen brenda

Shqipëria

Zjarri përfshin ndërtesën në Elbasan, banorët bllokohen brenda

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 12:06
Foto

Një zjarr masiv ka përfshirë një apartament në lagjen ‘Dyli Haxhire Myzyri’, në qytetin e Elbasanit.

Zjarri ka rënë në një apartament në katin e gjashtë, ndërkohë që tymi është shpërndarë me shpejtësi në të gjithë pallatin.

Aktualisht nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar, por raportohet se disa prej banorëve janë bllokuar brenda pallatit dhe kjo po shkakton panik jo vetëm te ata, por edhe te familjarët që ndodhen jashtë.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat