Ministri Lleshaj: Siguria e Bashës nuk është e kërcënuar - Bota Sot
Ministri Lleshaj: Siguria e Bashës nuk është e kërcënuar

Shqipëria

Ministri Lleshaj: Siguria e Bashës nuk është e kërcënuar

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 12:09
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar nga Vlora se nuk ka informacion se siguria e kreut të opozitës, Lulzim Basha, të jetë e kërcënuar në mënyrë specifike.

“Për sigurinë e Bashës nuk kam informacion se kërcënohet. Jam vënë në dijeni të një letre që kanë shtruar edhe disa pyetje, por nuk kam informacion që siguria e Bashës të jetë kërcënuar në mënyrë specifike”, u shpreh Lleshaj.

Sa i përket takimit me Feim Dollapajn, truprojën e Bashës, Lleshaj theksoi: “Sa i përket takimit, patjetër që unë takohem me shumë njerëz. Puna ime është të takohem me oficerët e gardës, me oficerët e policisë sepse këtë punë kam.”

Ditën e djeshme, u njoftua për takimin e Lleshajt me Dollapajn dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi iu drejtua ministrit me një letër ku e akuzonte se ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje. Ai ngrite dyshime se qëllimi i takimit ishte për të shantazhuar kryeopozitarin.

Edhe presidenti Ilir Meta reagoi për ngjarjen duke thirrur në takim kreun e SHISH dhe kreun e Gardës së Republikës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...