Mësohet se kush i ka vjedhur dhe shpërndarë përgjimet në Shqipëri

Shqipëria

Mësohet se kush i ka vjedhur dhe shpërndarë përgjimet në Shqipëri

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 12:28
Gjermania publikon përgjimet

Indicjet janë të qarta, fajtori është tani lehtësisht i identifikueshëm. Në qoftë se do të bënim gazetari sipas të njejtave standarde që zbaton opozita aktuale, duke u bazuar vetëm tek perceptimet, nuk do të kishim asnjë dyshim: përgjimet e dosjeve ”339” dhe ”184” i ka vjedhur nga Prokuroria Besim Hajdarmataj para se të transferohej dhe ai ia ka dorëzuar ato Partisë Demokratike.

Në rast se Prokuroria e ka me të vërtetë vullnetin të zbulojë se kush e ka tradhtuar sekretin profesional dhe i ka dhënë Partisë Demokratike përgjimet audio origjinale, që përfshihen në dy dosjet e famshme ”339” dhe ”184”, tani ajo e ka rrugën e hapur. Gazetari gjerman Peter Tiede i ka marrë përgjimet, që vinin nga të dy dosjet, të kopsitura në të njëjtën mënyrë identike, kështu që është e qartë se përgjimet vijnë nga i njejti burim. Dhe kjo është indicja e parë. Indicja e dytë e madhe lind nga një pyetje: cilët prokurorë i kanë patur të dyja dosjet sëbashku? Dhe këtu rrethi ngushtohet në vetëm dy emra: Besim Hajdarmataj, i cili ishte kreu i Prokurorisë të Krimeve të Rënda në kohën kur ndodhën përgjimet, e kështu që mund të merrte kopjet e tyre pa problem, dhe Adriatik Llalla, i cili në të njejtën periudhë ishte kryeprokurori. Dy dosjet i kanë ndjekur prokurorë të ndryshëm, kështu që është e pamundur të besohet se dy prokurorë të ndryshëm mund të veprojnë me të njejtën strategji e t’i japin materialin e vjedhur të njejtin person.

Indicja e tretë: po ndërmjet Hajdarmatajt dhe Llallës, kush kishte interes politikisht që të nxirrte përgjimet? Duhet të kujtojmë që dihej se Hajdarmataj ishte i lidhur me PD-në, ndërkohë që Llalla dihej se ishte lidhur me LSI-në. Rrethi ngushtohet edhe më tej, pasi në vitin 2016 në Dibër LSI mori pjesë në zgjedhje në koalicion me Partinë Socialiste, kështu që të përgjoje socialistët, do të thoshte të dëmtoje edhe partinë e Ilir Metës.

Në qoftë se do të bënim gazetari sipas të njejtave standarde që zbaton opozita aktuale, duke u bazuar vetëm tek perceptimet, nuk do të kishim asnjë dyshim: përgjimet e dosjeve 339 dhe 184 i ka vjedhur nga Prokuroria Besim Hajdarmataj para se të transferohej dhe ai ja ka dorëzuar ato Partisë Demokratike. Partia Demokratike për disa muaj i përdori ato në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, në disa deklarata politike, deri tek vendimi që t’i bënte publike, duke ua besuar kopjet e para gazetarëve shqiptarë të oborrit të vet. Por duke i nxjerrë ato vetëm në mediat shqiptare, kjo nuk sillte një impakt të madh, kështu që, për të rritur besueshmërinë, iu dha urdhër gazetarëve që t’i publikonin ato në mediat ndërkombëtare.

I takoi në fillim Zërit të Amerikës, që e pranoi vetëm një herë (në bazë të një kontrate që kishte me BIRN-in) dhe që prej atëhere ka refuzuar të përdorej sërish për manovra politike. E kështu mbërriti Peter Tiede. PD i përktheu në anglisht përgjimet dhe ja besoi ato gazetarit gjerman sipas axhendës politike të opozitës. Dhe Tiede, pa kuptuar asnjë fjalë të vetme nga ato që botonte, pranoi të qendronte në lojë, duke fituar në shkëmbim pak famë në Shqipëri.

Në rast se do të vepronim siç bën opozita, do të kërkonim që Hajdarmataj të arrestohej, pasi ajo që ka bërë si prokuror është shumë e rëndë. Por, duke qenë se ne jemi për garantimin e të drejtave të të gjithëve, besojmë se edhe në rastin e Hajdarmatajt i takon Prokurorisë të zbulojë fajtorin e vërtetë. Por indiciet janë të qarta, fajtori është lehtësisht i identifikueshëm. Drejtësia pret drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat