Negociatat, BE shtyn vendimin për tetor

Shqipëria

Negociatat, BE shtyn vendimin për tetor

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 19:58
Komisioni Evropian

Ministrat e BE-së shtynë vendimin për përcaktimin e datës së fillimit të negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për muajin tetor.

"Këshilli Evropian do të kthehet në këtë çështje në mënyrë që të arrijë një vendim të qartë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019", thanë ministrat e Jashtëm të BE-së në konkluzionet e miratuara në takimin e sotëm në Luksemburg.

Komisioni Evropian i ka rekomanduar Këshillit të Evropës që të caktojë një datë për fillimin e negociatave të pranimit me BE-në, duke deklaruar se të dy vendet kanë përmbushur kriteret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat