Berisha poston videon: Ramës nuk i ndahen as në avion kryengritësit!

Shqipëria

Berisha poston videon: Ramës nuk i ndahen as në avion kryengritësit!

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 20:45
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një video, ku shprehet se “kryengritësit” nuk i ndahen as një avion kryeministrit Edi Rama.

Paraditen e sotme Rama u prit me protesta në Londër, i cili ndodhet në kuadër të një Samiti për përthithjen e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në protestën e mbajtur në Londër, protestuesit shqiptar, e quajtën kryeministrin mashtrues ndërsa kërkuan dhe largimin e tij.

Postimi i Berishës

“As ne avion kryengritesit nuk i ndahen Edvin Kristaq Mafiise! Rama ik! Fitore! Sb”-shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat