Shtyhet dita e fundit e shkollës, ministrja Shahini: Partitë e pashpresa po dhunojnë gjithçka

Shqipëria

Shtyhet dita e fundit e shkollës, ministrja Shahini: Partitë e pashpresa po dhunojnë gjithçka

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 10:15
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka vendosur të shtyjë ditën e fundit të mësimit në disa shkolla që përdoren si KZAZ. Duke iu referuar ngjarjes së djeshme në Shkodër, ku shkollës “Shejnza Juka” iu vu flaka me qëllim shkatërrimin e materialeve zgjedhore, Shahini thotë se vendimi për shtyrjen e mësimit u mor edhe për shkak të paralajmërimit se ngjarja mund të përsëritet në shkolla të tjera të vendit.

“Dita e fundit e mësimit është ditë e gëzueshme për nxënësit, të cilët kanë mbyllur mësimet, përshëndeten me shoqet e shokët dhe fillojnë pushimet. Por dhuna e ushtruar nga PD dje në shkollat e Shkodrës dhe paralajmërimi për të tjera shkolla sot, na bëri të shtyjmë këtë ditë të dashur për nxënësit në këto shkolla”, deklaron Shahini.

Ministrja akuzon partitë opozitare se po kërkojnë të dhunojnë gjithçka që u del përpara dhe në këtë mënyrë të vijnë në pushtet, raporton tch.

“Më vjen keq që partitë e pashpresa, në sajë të dëshpërimit të tyre elektoral, po dhunojnë gjithçka që u del përpara! Por me dhunë nuk merret pushteti dhe këtë fakt shpresoj ta kuptojnë sa më parë”, thotë Shahini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat