Këlliçi: Negociatat nuk u hapën, shkaktarë janë qeveria e kapur në vjedhje votash

Shqipëria

Këlliçi: Negociatat nuk u hapën, shkaktarë janë qeveria e kapur në vjedhje votash

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 10:43
Belind Këlliçi

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me vendimin e BE-së për të mos hapur sërish negociatat me Shqipërinë.

Sipas tij, shkaktar për këtë vendim është qeveria e kapur në blerje votash dhe drejtuesit e saj të kapur me kriminelë.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

Nje dite e zeze per Shqiperine!

Negociatat nuk u hapen serish. Ka vetem nje fajtor per kete, krimi dhe korrupsioni qeveritar!

Kriminelet e kapur ne blerje votash si Gjiknuri, Dako, Ndreu etj dhe pastruesit e parave te krimit e vrasesi i Ardit Gjoklajt, Erion Veliaj sot enden te lire rrugeve te Tiranes dhe shijojne pasurite e tyre prej sheikesh nderkohe qe per faj te tyre Shqiperia rrezikon izolimin total.

Shqiperia sot eshte peng i Edi Rames, Erion Veliajt dhe drejtesise se kapur. Erion Veliaj vjen verdalle me propaganden e tij duke perdorur dhe djalin e tij, nderkohe qe ka hapur nje plage te madhe ne zemren e nenes se Ardit Gjoklajt nga babezia e tij qe nuk njeh kufij. Ne nuk do ta harrojme dhe s’do kete paqe, pa cuar ne vend drejtesine per Arditin.

Asnje prokuror i blere me parate e krimit apo i shperblyer me toke publike, sic Veliaj po tenton te beje me aferen Fusha, nuk do ta mbylle dot dosjen e Arditit. Me 21 qershor te gjithe se bashku, per ti hapur rrugen #ShqiperisesiEuropa

Te behemi bashke per ti mbyllur dyert njehere e mire krimit, korrupsionit dhe shirblerjes se votes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat