Me fraktura në kokë, plagoset vëllai i kreut të PD-së në Burrel

Shqipëria

Me fraktura në kokë, plagoset vëllai i kreut të PD-së në Burrel

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:28
Foto

Është identifikuar personi i plagosur rëndë sot në KZAZ-ën e Burrelit, për të cilin Top Channel raportoi pak minuta më parë. Ai quhet Alfred Lika dhe është vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike në Burrel.

Lika ka pësuar fraktura të rënda në kokë gjatë përplasjeve për marrjen e KZAZ-së dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar.

PD akuzon Forcat Speciale se kanë goditur Likën në paligjshmëri të plotë me veprimet e tyre.

Në Burrel kanë mbetur disa persona të tjerë të lënduar nga përplasja, si nga protestuesit ashtu edhe nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat