“Më jep barin që ke korrur”/ Si e vrau miku - dhëndrin pas krahëve për një turrë bar

Shqipëria

“Më jep barin që ke korrur”/ Si e vrau miku - dhëndrin pas krahëve për një turrë bar

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:40
Lezhë

Një vrasje me armë zjarri tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Lezhës. Tonin Gjini qëlloi me kallashnikov Gjin Markun, kryeplaku i këtij fshati dhe mik i familjes.

Shkak për këtë vrasje dyshohet se është bërë një konflikt për motive të dobëta mes viktimës, Gjin Marku dhe autorit Tonin Gjini, i cili ishte dhëndër i familjes së viktimës.

Nga hetimet e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti ku autori i kishte kërkuar mikut të tij që t’i jepte barin që kishte korrur, por kjo nuk është pranuar nga viktima.

Në momentin kur ka parë 64-vjeçarin që po mblidhte barin dhe po e ngarkonte në kamionçinën e tij, autori ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Tashmë i arrestuari do të përballet me akuzat e ‘vrasjes me paramendim’ si dhe mbajtja e armëve pa leje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat