Ultimatumi i PD për heqjen e materialeve zgjedhore, policia merr në mbrojtje KZAZ-të

Shqipëria

Ultimatumi i PD për heqjen e materialeve zgjedhore, policia merr në mbrojtje KZAZ-të

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:38
Foto

Për RTV Ora gazetari Besar Bajraktaraj përcolli nga terreni situatën në KZAZ-në Paskuqan dhe Kamëz, ku gjatë ditës së sotme ka pasur tensione të shumta.

PD kishte dhënë urhdër për heqjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të deri  në orën 16:00, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kjo ka sjellë marrjen në mbrojtje të KZAZ-ve nga policia e rendit, si në Kavajë, Lezhë, Kamëz etj. Sipas tij poliia e rendit eshte e pajisur me maska kundra gaz dhe me mjete të tjera.

Besar Bajraktaraj: Është lënë një afat për të tërhequr materialet zgjedhore pranë KZAZ-së Paskuqan, në shkollën Isa Boletini deri në orën 16:00, por kjo gjë nuk ka ndodhur. 

Policia e rendit ka marrë në mbrojtje KZAZ-në e Kamzës që nga orët e para të mëngjesit dhe po vijon të marrë masa, ndërsa një pjesë e punonjësve të policisë qëndrojnë në ruajtje të ambienteve nëse policia bashkiake, e cila kishte dhënë afat për lirimin deri në orën 16:00 do të kthehen. 

Forca të shtuara policie janë vendosur, që janë të pajisur me maska kundra gaz dhe me mjete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat