Gent Cakaj: Opozita, pengesë shtesë për çeljen e negociatave

Shqipëria

Gent Cakaj: Opozita, pengesë shtesë për çeljen e negociatave

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:54
Gent Cakaj

I ftuar në studion e Top Talk, ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, vlerësoi si një fitore të Shqipërisë që në raportin e Komisionit të Evropës, nuk është marrë parasysh situata aktuale në Shqipëri.

Sipas tij, në tetor BE do të shkojë drejt një vendimi pozitiv për çeljen e negociatave në Shqipëri, por sjellja e opozitës është një pengesë tjetër që do çojnë drejt këtij vendimi.

“Vendet anëtare të BE dënojnë sjelljen e grupacioneve politike në Shqipëri, por nuk thonë se kjo sjellje do ta deprivojë Shqipërinë nga mundësia për hapjen e negociatave. Por natyrisht që klima aktuale politike në Shqipëri, nuk i kontribuon gjasave pozitive për hapjen e negociatave në tetor”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat