Gjylameti: Mbështetja ndaj papërgjegjshmërisë, streha e fundit për mbijetesë

Shqipëria

Gjylameti: Mbështetja ndaj papërgjegjshmërisë, streha e fundit për mbijetesë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:14
Blerina Gjylameti

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, deklaroi sot se sjelljen e parë antikushtetuese me procesin zgjedhor e shënoi Presidenti.

Në një reagim, Gjylameti theksoi se “pseudodekreti nxiti krizën artificiale të dëshpërimit, duke përkrahur rrëmujën dhe kjo është njëlloj sikur të çmendurve t’u lësh gurë në duar”.

“Veprimi i tij thjesht i dha alibi pakicës për të ndezur zjarrin ndaj shkollave. Nga ana tjetër OSBE dënon çdo akt të dhunshëm ndaj organeve që merren me organizimin e zgjedhjeve. Mbështetja ndaj papërgjegjshmërisë është streha e fundit për mbijetesë”, – nënvizoi Gjylameti.

Sipas saj, 30 qershori do të jetë leksioni, ku paqja e solidariteti do të triumfojë në votë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat