Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje Metës. Kreu i shtetit kërkoi rritjen e sigurisë

Shqipëria

Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje Metës. Kreu i shtetit kërkoi rritjen e sigurisë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 21:18
Ilir Meta

Drejtoria e Burgjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta lidhur me situatën në burgje.

"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave për 41 bis. Garantojmë për normalitet të plotë në sistemin penitenciar dhe për shërbimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, në përputhje me legjislacionin për të drejtat dhe trajtimin e tyre." thuhet në njoftimin per shtyp të kësaj drejtorie e cila kerkon gjithashtu nga mediat që në informacionet që bëjnë publike, ti referohen komunikimit me institucionet përgjegjëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat